Categories Lajme

Video nga ak sidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Magazina.al, ka siguruar pamje nga ky aksident i ndodhur në hyrje të Suharekës, ku tashmë është konfirmuar nga policia se një vajzë rreth moshës 18-vjeçare ka mbetur e vdekur. Në pamjet shihet se vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen nga Kumanova e cila u aksidentua në Kosovë. Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare vdiq në vendin e ngjarjes, ndërkaq tre persona tjerë mbetën të lënduar.

Afrim Jahaj, Drejtor kujdestar në spitalin e Prizrenit ka thënë për Gaztën Express se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima vajzë e moshës rreth 18-vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes. Tre persona janë të shtrirë në spital, një grua dhe dy djem, Njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një operacioni ortopedik, ndërkaq dy të tjerë janë duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit”, ka thënë Jahaj.

Viktima e moshës rreth 18-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Jahaj.

Lajmin për Express sot e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka dhënë detaje rreth aksidentit.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha./GazetaExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME