Categories Lajme

VIDEO \ Operacioni policor i koduar “Border 11” çoi në pranga 2 shtetas Vlorë, U kapën në makinë me 3 emigrantë afganë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Border 11” pas hekurave ranë shtetasi me inicialet M. M., me pasagjerë shtetasin M. S., ndërsa në makinë ishin dhe 3 shtetas afganë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni policor i koduar “Border 11” çoi në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 3 shtetas afganë që kishin si synim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti, një shumë parash dhe 2 aparate celulare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, është goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 11”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME