Categories Lajme

VIDEO\ Pamje të reja nga aksidenti në lagjen “10 Korriku”, momenti i përplasjes!

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një makinë ka përfunduar përmbys në rrugë.

Policia bën me dije se shoferi që drejtonte me shpejtësi Benz-in,  ka qenë në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë dhe më pas ka përfunduar përmbys në rrugë.

Në videon e siguruar shihet mjeti i cili ka fluturuar për pak sekonda në ajër dhe më pas është përmbysur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara. Shtetasi S. C. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME