Categories Sport

Video/ Pas fitores ultrasit futen në fushë, ndalohen nga lojtarët e ekipit të tyre

Derbit janë gjithmonë të zjarrta e sidomos kur bëhet fjalë për derbin kryqytetas.Pasditja e djeshme u ndez nga përballja mes Union Berlinit dhe Hertha Berlinit,e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit gjerman.Sfida u mbyll në shifrat 1-0 për Union Berlin, një gol që erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të një penalltie të akorduar.Polter u tregua i saktë dhe gjakftohtë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke mbajtur në supe një presion shumë të madh të ushtruar dhe nga tifozeria.Por edhe incidentet nuk munguan pasi flasim për një prej tifozerive më të zjarrta në botën e futbollit.Gjatë gjithë 90 minutëshit, ultrasit e të dy ekipeve hidhnin lëndë piroteknike në fushë duke shkaktuar dhe herë pas here ndërprerje të saj.Pasi arbitri sinjalizoi përfundimin e ndeshjes një grup ultrasish të Union Berlinit u futën në fushë me qëllim për të shkuar tek skuadra kundërshtare dhe për të nisur një sherr.Ishin lojtarët e Union të cilët nuk e lejuan një incident të tillë duke e ndaluar tifozët të shkonin drejt skuadrës tjetër.Pavarësisht se vendasit fituan derbin duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme për ultrasit.Momentalisht Hertha renditet në vendin e 11 me 11 pikë ndërsa Union ndodhet në vendin e 13 me 10 pikë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME