Categories Lajme

Video/ PD: Përfaqësuesja e PS po shënonte fletët e votimit, ka shumë fletë të pavlefshme!

Përfaqësuesi i PD-së, Aldo Bumçi, ka ngritur shqetësimin se sipas tij, një përfaqësuese e PS gjatë numërimit të votave, ka shënuar fletët e votimit me stilolaps, duke i kthyer ato në të pavlefshme. Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto zgjedhje po dalin shumë vota të pavlefshme. Ai ka shtuar se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike.

Aldo Bumçi: Në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD.

Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës.

Abc News, ka siguruar pamjet ku një përfaqësuese e Partisë Socialiste shihet me vota dhe me një stilolaps në dorë.  Ajo është denoncuar nga PD se po shënon mbi vota dhe në këtë mënyrë i nxjerr të pavlefshme.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit në njësinë nr.1  në Tiranë. Për këtë arsye procesi i numërimit është ndalur deri në sqarimin e këtyre pretendimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME