Categories Lajme

VIDEO/ Po udhëtonte drejt Brindizit, trageti me 288 pasagjerë përfshihet nga zjarri pranë Igumenicës

Një traget i linjës Igumenicë-Brindizi ka marrë flakë për shkaqe të panjohura në orët e para të së premtes, 18 shkurt. Flakët janë shfaqur në kuvertën 3 të tragetit të pasagjerëve Euroferry Olympia.

Trageti me flamur italian lundronte në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa, gjatë rrugës nga Igumenica në Brindisi me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve, kapiteni i varkës ka kërkuar menjëherë evakuimin e pasagjerëve çka është bërë në një kohë të shkurtër duke përdorur varkat e shpëtimit.

Mësohet se ka një pjesëtar të ekuipazhit të p lagosur lehtë. Në vendngjarje shkuan fregata Hydra dhe tre helikopterë, pesë mjete të Gardës Bregdetare dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane. Në ndihmë kanë shkuar dhe zjarrfikës nga porti i Igumenicës.

Një anije zjarrfikëse nga porti i Patrës me një ekuipazh prej njëmbëdhjetë zjarrfikësve ka shkuar në zonën detare. Zëvendësministri i Transportit, Kostas Katsafados, duke folur për SKAI-n, tha se në vendngjarje përveç skafeve të marinës greke ka edhe forca ajrore.

“Udhëtarët janë të gjithë mirë, kanë hipur në varkat e shpëtimit dhe ka filluar grumbullimi i tyre”, tha zëvendësministri, duke sqaruar se pozitive është se ka kushte të mira atmosferike që lehtësojnë punën e shpëtimtarëve. Sipas informacioneve, pasagjerët dhe ekuipazhi janë nisur drejt Korfuzit me varka shpëtimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME