Këngetarë dhe instrumentistë nga Delvina prezantohen me një videoklip të ri .Ditën e sotme është publikuar klipi i ri me mjeshtrat e muzikës Artan Majko ,Bledian Beqiraj,Altin Muco,Mateo Beqiri etj. Sipas orkestruesit të këngës Bledian Beqiraj ,kolazhi muzikor është një përmbledhje me motive dasëme delvinjote.
Pjesë e grupit tashmë është bërë dhe këngëtari i njohur përmetar Mikel Rrapaj . Sipas tij synimi i këtyre bashkëpunimve është mbajtja gjallë e traditës së popullit tonë me këngët që janë trashëguar prej qindra vitesh .Orkestra Lëkurësi pritet që së shpejti të vijë me të tjera bashkëpunime të këtij lloji që në bazë do të kene këngën dhe melodinë delvinjote.
