Categories Sport

Video që po bën xhirron e rrjetit, shihni si qan Ronaldo pasi nuk u kualifikua për në Botëror

Ronaldo qan pas disfatës kundër Serbisë dhe dështimit për t’u kualifikuar direkt në Botëror . Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot hidhërimi në fushë, pasi Portugalia dështoi të kualifikohej direkt në Kupën e Botës, pas humbjes kundër Serbisë të dielën.

Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’i siguronte një vend në Katar 2022. Renato Sanches e kishte kaluar Portugalinë në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, por Serbia ia doli të rikthehej për të fituar falë golave nga Dusan Tadic dhe Aleksander Mitrovic. Pas golit të Mitrovicit në minutën e 90-të, Ronaldo u ul në bar i përlotur nga dëshpërimi i dështimit të ekipit të tij kombëtar.

Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë. Portugezët me Ronaldon në krye do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-off’it. Në play-off për një vend në botëror Portugalia do të përballet me njërën prej këtyre kombëtareve, Suedinë, Uellsin, Zvicrën, apo Italinë, Finlandën apo Ukrainën, Skocinë, njëra mes Turqisë, Norvegjisë apo Holandës, si dhe Rusinë, Poloninë apo Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut apo Rumaninë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME