Categories Lajme

VIDEO\ Shembja e ndërtesave në Jalë , Ndërsa restoranti shembej fillon e qan me ngashërim. E ëma e tij fillon e ngushëllon

Prej disa ditësh IKMT ka nisur aksionin për prishjen e disa objekteve në bregdetin e Jalës, por një aksion i tillë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë. Banorët shprehen se ata janë pronarë të ligjshëm të këtyre pronave, por këto prona po prishen nga shteti pa marrë parasysh asnjë dokument që ata kanë. Banori i Jalës i cili sheh pronën e tij që po shembet, i ulur poshtë pemës, shpërthen në lot. Ndërsa restoranti shembej fillon e qan me ngashëri. E ëma e tij rreth 80 vjeç fillon e ngushëllon. Në sfond dëgjohen mallkimet për qeverinë dhe kryeministrin.Fjalë dhe mallkime zemre të banorëve që shohin se jeta e tyre po u shembet përpara syve.

Ndërkohë përfaqësues të Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit thonë se po zbatojnë vendimin e Gjykatës duke i konsideruar këto ndërtime si të paligjshme. Fotaq Bala, një banor i zonës duke folur për “FaxNews” ka shpërthyer në lot në momentin kur fadromat i shembin biznesin e tij, ndërsa ka treguar edhe bisedën në telefon me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Rama ishte në dijeni se biznesi i tij ishte me dokumentacion të rregullt por sërish e shembi.

Edi Rama më ka marr 3 herë vetë në telefon. Nxirrni tablatet e telefonit të kryeministrit. Më ka thënë e di që keni letra por prapë do ua prish shtëpitë.  Nxirrni tablatet dhe vërtetoheni,. Cfarë shteti jemi ne? Na tha e dini që keni dokumenta por do ja u prish sepse ashtu ja do qefi atij dhe nuk pyet për asnjë ai është mbreti. Ku të kërkojmë ndihmë? Këtu asgjë nuk funksionon…as vendimi i gjykatës. Ka ngelur të bëjmë vetëgjyqësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME