Categories Sport

Video/ Te Manchester United-PSG i sheh të gjitha! Nejmar kap rivalin në organin gjenital

Manchester United-PSG ishte padyshim ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së djeshme. Nga një duel ku të dyja ekipet kërkojnë vetëm fitoren sigurisht që mund të pritet gjithçka. Spektakli nuk mungoi në këtë përballje, ku tifozët patën mundësinë t’i shihnin të gjitha, nga golat, Nejmar që kap rivalin në organin gjenital e deri te rasti i pastër i humbur nga Martial.

PSG e fitoi ndeshjen me shifrat 1-3 dhe ishte ylli brazilian, Nejmar, ai që gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, që në minutën e 6 të takimit. Megjithatë Rashford vendos sërish baraspeshën brenda pjesës së parë. Por vetëm 3 minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, Martial ka humbur një rast me portën thuajse bosh, ku në rast se do të dërgonte topin në rrjetë mund t’i jepte një rrjedhë krejt ndryshe takimit.

Megjithatë rregulli i pashkruar i futbollit thotë që nëse nuk shënon atëherë do të pësosh. Kjo i ka ndodhur edhe “djajve të kuq”, teksa Markinjos kalon në avantazh parisienët, ndërsa në minutat shtesë ishte Nejmar që pas një aksioni fantastik vulos shifrat përfundimtare. Por braziliani është bërë protagonist edhe për një tjetër arsye në këtë duel, pasi në tentativë për të shtyrë kundërshtarin e prek atë nga organi gjenital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME