Categories Lajme

Tripletë e Firmino, Liverpool “tallet” me Arsenalin

Viti 2018 është i Liverpool-it. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp po zhvillon një sezon fantastik, teksa këtë herë ka shkatërruar Arsenalin me rezultatin 5-1 në takimin e fundit kalendarit.

Heroi i takimit ishte padyshim Firmino, me brazilianin që  shënoi një tripletë përballë skuadrës së Unai Emery. Edhe pse takimi nisi në malore për “The Reds”, pasi Maitland-Niles kaloi në avantazh “topçinjtë”, Firmino me shokë e gjetën forcën për të reaguar, duke përmbysur gjithçka. Fillimishte ishte braziliani që zhvlerëoi golin e Niles brenda 2 minutash.

Ndërkohë goli i Mane në minutën e 32-të thelloi akoma më tepër avantazhin. Megjithatë, goleada e Liverpool nuk ishte ndalur këtu, me Mohamed Salah që në limitet e pjesës së parë u tregua i saktë nga 11 metra larg. Rikthimi në fushë shërbeu vetëm për Firmino, i cili përmes penalltisë kompletoi “hat-trickun” personal dhe mori topin në shtëpi.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool vijon të jetë e pamposhtur në këtë sezon, teksa numëron 54 pikë në krye të klasifikimit. Ndërsa për Arsenalin kjo është humbja e 4-t, ku mban vendin e 5-të me 38 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME