Categories Lajme

Video/ Vendgrumbullimi i plehrave në Vlorë vazhdon të digjet, e gjithë zona mbulohet nga tymi toksik

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është sërish në flakë. Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër.

Forca të zjarrfikseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë e rindez zjarrin i cili është përhapur pothuajse kudo në të gjithë këtë zonë.

Era që fryn nga juglindja, tymin që çlirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë.

Kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, Edi Leka, është shprehur se “gjatë gjithë natës, të gjithë kemi qenë në përpjekje për të normalizuar situatën. Vështirësia qëndron tek tymi i cili na ka penguar dhe vijon të na pengojë.

FOTO/ Vendgrumbullimi i plehrave në Vlorë vazhdon të digjet, e

Era e fortë favorizon flakët, ndërsa ne do të ndërhyjmë me shtresa rërë ose inertesh për të izoluar vatrat e zjarrit.”

Leka është ndalur dhe tek çështja e landfillit të Sherishtës. Sipas tij është prishur tashmë marrëveshja e bashkisë së Vlorës me operatorin që operonte në këtë landfill për ta vënë atë në funksion, që do të thotë se shumë shpejt mbetjet do të depozitohen në landfill e kjo fushë nuk do të jetë vendgrumbullim i mbetjeve urbane të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME