Boksieri amerikan Deontay Wilder ka gjetur mundësinë për të reklamuar potencialin e tij fizik Kampioni i WBC ka matur fuqinë e grushtit të tij në një emison televiziv.
“Boksieri i nokautëve” prezantoi fuqinë e grushtit të tij edhe gjatë një prove të Inside PBC Boxing. Wilderi u frymëzua nga boksierin tjetër amerikan, Jarrett Hurd, i cili e provoi i pari fuqinë e grushtit. Ish-kampioni i kategorisë së peshave të lehta dhe të mesme,e goditi me të gjithë forcën dhe më dorën e djathtë matësin dhe e arriti shifrën prej 935 pikëve.
Ndërsa, kur i erdhi radha Wilderit, ai vendosi të mos godiste me të gjithë forcën që ka dhe për më tëpër me dorën e majtë. Edhe pse kishte dy “pengesa”, 34 vjeçari arriti shifrën prej 927 pikëve, duke mbetur vetëm tetë pikë prapa Hurd, i cili në fakt përdori të gjithë fuqinë e tij. Kjo dëshmoi edhe një hërë tjetër potencialin fizik që disponon Wilder.

