Categories Lajme

VIDEO\ Zhduket në Festën e Flamurit nga Vlora 17-vjeçari Saimir Pashaj

Një 17-vjecar nga Vlora rezulton i humbur që prej datës 28 nëntor të këtij viti. Ka qenë e papritur zhdukja e të riut për familjarët. Ai doli nga shtëpia në lagjen ’Partizani’ të shtunën e kaluar, për të konsumuar kafenë e mëngjesit, para se të nisej për në punë, aty ku dilte gjithnjë në sheshin ‘Omonia’ të qytetit të Vlorës.

Vonesa e tij alarmoi familjarët të cilët kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa më herët Saimiri i kishte shprehur të motrës se donte të largohej drejt qytetit të Sarandës për të kërkuar punë. Bazuar nga kjo e dhënë, familjarët kanë bërë kërkime edhe në këtë qytet, por fatkeqësisht nuk janë gjetur gjurmë të 17-vjeçarit.

Ditën që u largua kishte të veshur një pulovër ngjyrë e bardhë, një palë tuta të zeza dhe një xhup të zi. Me vete ka marrë vetëm kartën e identitetit dhe një 5 mijë lekë të vjetra, ndërsa aparatin celular e ka lënë në shtëpi.

Në dijeni të familjarëve Saimiri nuk kishte patur konflikte me askënd, ndërsa njihet si një djalë i qetë dhe punëtor. Këtë pasdite do të jemi në kërkim të Saimirit, një nga 6 fëmijët e familjes Pashaj, të cilët kanë kërkuar ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e tij.

https://youtu.be/UGNmyns6OYg

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME