Categories Lajme

VIDEO\Turqi, Shpulla dhe të goditura, babai dhunon foshnjën 2 muajsh, vogëlushi s’ndalet nga të qarat

Komuniteti vendas në Turqi është tronditur nga rasti i abuzimit ekstrem të një foshnjë 2 muajsh nga babai i tij në Gaziantep , i cili ka rënë në prangat e policisë.

Një videon tronditëse, që po bën xhiron e medieve turke, duket  Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën vetëm, sepse ai po qante. Sipas haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga  telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia. Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet d hunshëm.

Sipas medieve lokale, abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi dhe ia rrëmbeu fëmijën nga duart babit mostër.  Fëmija u transportua në spital me hemorragji cerebrale, ndërsa babai i tij u arrestua. Nëna, Semra Goc, u tha gazetarëve me lot në sy se prej ditësh nuk fle dot dhe se dëshira e saj është që burri i saj të marrë dënimin maksimal të mundshëm. Të dënohet me dënimin më të gjatë dhe të shkojë në burg. “Ai nuk duhet të dalë kurrë nga atje”, tha nëna e fëmijës.

*Kujdes video përmban pamje të rënda!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME