Categories Lajme

Video+Foto/Vlorë,rradhë të gjata në sportetlet e aplikimit për t’u pajisur me kartë identiteti

Koha që kanë në dizpocion qytetarët për tu pajisur me karta identiteti,rradhë të gjata në sportelet e aplikimit në qytetin e Vlorës. Qytetarë ,që ankohen,duke pritur me orë të tëra në rradhë,ndërsa në momente të veçanta duhet edhe ndërhyrja e policisë së shtetit për të mbajtur qetësinë,pasi nuk mungojnë deri edhe përplasjet mes vete qytetarëve,apo dhe punonjësve të zyrave të aplikimit.

Qytetarë që janë të detyruar të presin deri në 6 apo 8 orë në ditë për të aplikuar,por  në raste të veçanta,ka edhe nga ata qytetarë ,të cilët nuk arrijnë dot të aplikojnë referuar rradhëve të gjata. Nga pesë kompjutera,vetëm tre t5 tillë janë në funksion,duke treguar problematikat që ekzistojnë në Vlorë për të aplikuar ,ndërsa aktualisht vetëm një ambjent ,e një sportel nuk mund të zgjidhë dot problematikat e krijuara.

Qytetarët shprehen të shqetësuar,pasi janë të detyruar të presin me orë të gjata për të aplikuar,mes të cilëve ,të moshuar, apo edhe të sëmure. Qytetarët kërkojnë shtimin e sporteleve,por edhe të punohet me radhë,pasi në kushtet aktuale është mjaft e vështirë.

E pranishme në Vlorë,në Prefekturë zv Ministria e Brendshme ,ka deklaruar se është përcaktuar tashmë një afat deri në 25 shkurt për të identifikuar çdo adresë ,por edhe rëndësinë e madhe për aplikimin apo riaplikimin e kartave të identitetit,pasi pas një kohë të caktuar do të ketë një mosofrim të këtij shërbimi.

Në zyrat e aplikimit për karta identiteti në Vlorë,problemet aktualisht janë prezente,ndërsa duket se gjithçka lidhet padyshim me mungesën e personelit në këto zyra,por edhe fluksin për të aplikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME