Olsi Klosi, ish-banori i Big Brother ka bërë thirrje të gjithë fansave të tij, për të ndihmuar sado pak në gjetjen e një Range Rover që është vjedhur sot paradite në Tiranë.
Ai shkruan se kush e ka parë apo di diçka, të njoftojë pasi do të shpërblehet për aktin. Makina, nga sa kuptohet nuk është në pronësi të tij, por të një miku.

