Categories Lajme

Vidhnin makinat, kapen ‘mat’ dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur dy persona në një operacion për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, i koduar “Shëtitësit e natës” nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Dy të rinjtë u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet. “Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronari i makinës dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Shëtitësit e natës”.

Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, i shtetasve:

V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME