Categories Lajme

Vidhte me dhunë varëset e floririt, kapet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se u ka vjedhur me dhunë disa personave varëset e floririt nga qafa.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation” u zbardhën tre raste të ngjashme.

Në pranga ra shtetasi me inicialet R. S., banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Durrës edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek i kanë marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L. Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt nga qafa shtetases F. R.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë një shtetasi varësen nga qafa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjeve me anë të provave të sekuestruara dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME