Categories Lajme

Vihen në pranga dy persona, grabisnin monopatina, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Dy adoleshentë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se vidhnin monopatina në Tiranë dhe më pas i shisnin. Hetimet janë kryer nga Komisariati Nr.2 dhe ai Nr.6.

Të arrestuarit janë D.Sh. 18 vjeç dhe S.H. 19 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një 17-vjeçar.

Një person i katërt është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Monopatina 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Vidhnin monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohet në gjendje të lirë një 19-vjeçar, i cili shoqëronte njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sekuestrohen një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, dhe sasia e lëndës narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta dhe monopatina në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. Sh., 18 vjeç dhe S. H., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi K. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më datë 01.10.2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. H. siguronte sendet e vjedhura nga shtetasi D. Sh. dhe nga 17-vjeçari, të cilat më pas i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L., i cili shoqëronte shtetasin D. Sh., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME