Categories Lajme

Viktimat në Thumanë, gati urdhër-arrestet edhe nga prokuroria e Krujës/ Ja çfarë pritet

Prokuroria e Krujës duket se ka përgatitur urdhër-arrestet e para për personat që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjet dhe shkatërrimet e banesave në zonën e Thumanës, Krujës dhe Fushë-Krujës. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur për Vizion Plus se po bëhen verifikimet e fundit në dokumentacionin e sekuestruar në zyrat e Urbanistikës dhe të ALUIZNIT. Po ashtu janë marrë edhe dëshmi të shumta të banorëve në pallatet e shkatërruara të Thumanës, ku humbën jetën shumë persona.

Disa prej tyre i kanë pohuar hetuesve se autoritetet kanë qenë në dijeni të problemeve në këto objekte që pas tërmetit të 21 shtatorit, por nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj situate. Një neglizhencë kjo që rezultoi fatale për shumë familje në 26 nëntor. Në listën e personave të dyshuar janë autoritete lokale si dhe zyrtarë të Urbanistikës dhe ALUIZNI-t. Një ditë më parë ishte Prokuroria e Durrësit ajo që lëshoi 17 urdhër-arreste, duke ekzekutuar 9 prej tyre ndërsa të tjerët janë në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME