Categories Lajme

Viktimat nga të sëmurët mendorë, psikologët: Stigma i lë pa trajtim

Dy viktima në harkun e një javë nga persona të raportuar me çrregullime të shëndetit mendor për psikologët përbën alarm. Entela Binjaku thotë se të afërmit e këtyre personave e kanë të vështirë t`i trajtojnë ata në institucione për shkak të stigmës.

Entela Binjaku: Për shkak të frikës së stigmës nga të tjerët e fshehin një diagnozëe, një të sëmurë, një njeri që vuan një çrregullim të shëndetit mendor cilidoqoftë ai. Edhe për shkak të varfërisë, kushteve të vështira në të cilat jetojnë shumë qytetarë e kanë të vështirë të ndjekin një familjarin e tyre që vuan çrregullime të shëndetit mendor. Kur nuk i ndjekin këto mjekime, shëndeti i tyre vjen e rëndohet dhe kufirin e normales nga sjellja kriminale nuk e ndan pothuajse asgjë.

Por edhe për ata që marrin guximin të hedhin një hap të tillë, Shqipëria nuk ofron shumë, pasi mungojnë qendrat rezidenciale, ndërsa në spitale shërbimi është i cunguar.

Entela Binjaku: Pothuajse mungojnë qendrat rezidenciale ku ata të kalojnë një pjesë të ditës. Qendrat e diagnostikimit ose qendrat komunitare ku të ofrohen shërbime psiko-sociale janë shumë të domosdoshme dhe këto te ne pothuajse mungojnë. Ka pacientë që jetojnë në zona të varfra të vendit, në periferi, në fshatra të thella te të cilët shërbimi shëndetësor pothuajse nuk shkon asnjëherë.

Psikologët thonë se është me rëndësi trajtimi mjekësor i personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi në të kundërt bashkëjetesa me ta mund të kthehet në rrezik për familjarët dhe shoqërinë.

/Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME