Gazetari Artan Hoxha ka bërë një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook për situatën në cilën ndodhet Shqipëria. Hoxha me ironi analizon përplasjet për she mbjen e Teatrit Kombëtar, shpalljen e Shkodrës si zonë e kuqe dhe debatet për legalizimin e ha shashit.
Statusi i Hoxhës VINI RE, VINI RE…. Kurba e Covid19, i beri naften parashikimit “optimist“ te Komitetit Teknik te Eksperteve anti-virus.
Me nje kthese te rrufeshme, te dirigjuar oret e fundit nga “timonieri” pa patente, virusi, papritur eshte shfaqur fuqishem ne disa vatra shume te rre zikshme per qytetaret, ne zemer te kryeqytetit.Me konkretisht, ngritja e rrufeshme e kurbes se virusit, qe gjate diteve te fundit dukej me breket neper kembe, e shoqeruar me vatrat taze, te sapo zbuluara, ka rrezuar te gjithe skenarin e deritanishem, se covid ishte duke u mbajtur nen kontroll dhe po menaxhohej me profesionalizem te larte nga qeveria. Nga haberet e fundit, eshte “konstatuar” se vatra shume agr esive te Covid19, jane verejtur ne zonen rreth Teatrit Kombetar, ne zonen perreth ish-SHQUP-it, ne zonen rrotull presidences dhe ne zonen ku ndodhet selia e LSI, ne ish-bllok.
Kryetari i bashkise, Lali Eri, dora vet, pasi ka siguruar kete informacion te klasifikuar sekret, eshte futur ne sh err te madh me Ministrine e Mbrojtjes, pse te gjithe helikopteret Kugar dhe Augusta, te Forcave te Armatosura, jane derguar per riparim njekohesisht. Per kete shkak, nuk gjendet asnje helikopter shteteror, qe te fluturoje mbi keto vatra te rre zikshme infeksioni dhe te dizinfektoje me lende speciale kimike nga larte, te gjithe personat e dyshuar, si te infektuar.
Pra, mos u cuditni, nese shtrengohen masat e izolimit, gjate diteve ne vijim, rreth e rrotull Teatrit Kombetar?! A nuk na ka thene doktor Pipero, se ky virus eshte “i pabese dhe shume inteligjent”.
Nderkohe ne veri te vendit. Nje guzhinier denbabaden shkodran, tha sot ne mengjes ne emisionin e Kel Demit, se ishte shume i acaruar pse qeveria dhe kryeministri, e cilesojne qellimisht Shkodren, si zone e kuqe me covid19. As Enver Hoxha nuk ka guxuar ta cilesoje Shkodren, zone e kuqe, pasi ky qytet ka qene gjithe jeten, e do te jete, zone blu. Madje, shkodranet nuk pranojne as qe qyteti i tyre, te cilesohet si zone e gjelber. Shkodra ka mbajtur per 76 vite, namin e keq, pse i ka futur shqiptaret ne she rr, per daten kur gjermani i fundit u largua nga vendi, gjate Luftes se Dyte Boterore, me 28 apo 29 nentor 1944. Ndersa tani, Shkodres, po mundohen t’i lene ne dere turpin, se po fut ne she rr shqiptaret per 100 vitet e ardheshme, per shkak se nuk do te dihet se ne cfare date do te largohet kinezi i fundit pas covid19. Halli me i madh, tha shkodrani, eshte se keta nuk na lene as per tu mb ytur. Sa i afrohemi bregut te detit, bregut te liqenit, apo bregut te lumit me u mbyt, te vjen polici dhe te thote, largohu prej aty…
Nderkohe ne jug te vendit. Dy te rinj, me origjine nga Tepelena, por me banim ne Tirane, pasi jane rikthyer ne vendlindje per tu marre me na rko-kulture, ne kete kohe izolimi dhe pandemie, me njoftuan se sapo kane perfunduar me sukses, mbjelljen ne parcele te fidaneve me ka nabis. Ne debatin e dites se marte ne Opinion, me kishin degjuar ti thosha ministrit te brendshem, se kete vit, Policia e Shtetit, ka mbetur pa monitorim ajeror te territorit.
Kjo per shkak se nuk ka marreveshje per ardhjen e avionit te monitorimit nga ajri, te Guardia Di Finanza-s italiane, dhe se te gjithe helikopteret e ushtrise apo policise, jane te pamundur per te fluturuar, pasi jane futur ne remont prej te pakten 6 muajsh. Praktikisht territori shqiptar kete vit eshte krejtesisht i zbuluar, ndersa perdorimi i droneve te policise, eshte mjaft i kufizuar, pasi ata nuk kane rreze te gjate veprimi dhe nuk mund te kontrollojne terrenin e thyer, ne jug apo veri te vendit.
Pra djema, nese shihni ndonje helikopter ne ajer, mos u trembeni. Mund te jete ndonje helikopter privat i kompanise VIVA Helikopters, apo Shega Trans, qe transporton Baba Mondin, drejt teqese se Alipostivanit. Ne keto kushte, djemte nikoqire te na rko-kultures, me sugjeruan me “dashamiresi”, qe te mos dukesha kete behar nga nahija e tyre. Ne te kundert, askush nuk mbante pergjegjesi, se “qente e stanit” do qendronin lidhur!!! Me nje fjale, si ka thene kryekomandanti yne, qe po na udheheq ne kete lu fte boterore perballe arm ikut te padukshem:
“FRIKE JO, KUJDES PO”…
