Categories Showbiz

VIP-at shqiptarë nuk pyesin, ndodhen në plazhet e Jugut duke festuar

Edhe pse qeveria nuk e ka lejuar ende frekuentimin e plazheve për këtë vit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi që kërkon distancim social e shumë kujdes në higjienë, VIP-at shqiptarë duket se nuk pyesin shumë për rregullat e vendosura. Tundimi për të shijuar rrezet e diellit buzë detit duket se i ka gjetur më të dobët disa nga emrat e njohur të ekranit, sidomos ata të muzikës. Nga Rovena Dilon tek Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, gazetari Eraldo Rexho e atletja Klodiana Shala i janë drejtuar këtë fundjavë Jugut të Shqipërisë.

Në pamjet që ka postuar në Instagram këngëtarja Rovena Dilo, ata duken duke e shijuar shoqërinë e njëri tjetrit, me bikini në bregdetin e Borshit e gjatë darkave në ngrohtësinë e zjarrit.  Orgesa Zaimi e cila i është bashkuar grupit të “të pabindurve”, pak javë më parë zbuloi në një intervistë për mediat se mund të ketë qenë mbartëse e virusit COVID-19, në shkurt, para fillimit të epidemisë në vend.

Orgesa ka deklaruar se gjatë muajit shkurt, të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e virusit, pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njëjta me ato që deklarohen nga autoritetet shëndetësore.Teksa qeveria ende nuk e ka vendosur se si do të bëjmë plazh këtë vit, duket se VIP-at e kanë gjetur zgjidhjen si t’i shpëtojnë policisë, për të shkuar në Borsh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME