Categories Showbiz

Vipat që pritet të bëhen nëna gjatë vitit 2019

Me ardhjen e 2019-ës, të gjitha lajmet e shtatzënisë që kishim do të kthehen në lajmërimet e ardhjes në jetë të vogëlushëve pas Vitit të Ri. Shumë vajza të famshme e të huaja, do të bëhen nëna për herë të parë dhe do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre. Ndaj më poshtë, ju rikujtojmë se ku duhet të hidhni sytë për lajmërimet e bebushave që do të na bekojnë gjatë 2019-ës me ardhjen e tyre në jetë!

Almeda Abazi

Almeda Abazi do të bëhet nënë e një djali. Bukuroshja shqiptare ndodhet në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe. Më herët, “iconstyle.al” zbuloi se çifti ka vendosur ta pagëzojë djalin me emrin Effhan. Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë rreth muajit prill.

Elita Rudi

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Djal a qikë ? 👶🏻

Un post condiviso da GJ I K O (@gjikotheflyboy) in data:

Elita Rudi e zbuloi në mënyrën më të paparë pritjen e ëmbël! Moderatorja ekspozoi barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Distanca” të bashkëshortit të saj, Gjiko. Ata janë në pritje të një djali, por ende nuk kanë vendosur për emrin e vogëlushit pasi janë shumë të pavendosur.

Anjeza Shahini

Përmes kësaj fotoje, Anjeza Shahini tregoi se është shtatzënë! Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati angel Paul Edward Conolly do të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtarja tregoi se ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, por nuk preferoi të jepte detaje të gjinisë së bebit.

Diellza Kolgeci

Moderatorja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci është shtatzënë. Ish-Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma gjininë e bebit, i mjafton që fëmija të jetë i shëndetshëm. Diellza është në muajin e katërt të shtatzënisë. Bukuroshja dhe basketbollisti Fisnik Rugova, mezi presin të mbajnë në krahë fëmijën e tyre.

Meghan Markle

Për askënd nuk ishte surprizë, shtatzënia e Meghan Markle! Në media dhe rrjetet sociale, ishte aluduar shumë se Dukesha e Sussex ishte në pritje të ëmbël dhe nuk vonoi shumë që edhe ‘Kensington Palace’ ta konfirmonte. Meghan dhe Harry priten të bëhen prindër në pranverën e vitit 2019. Gjinia e bebit nuk është bërë ende e ditur, por Meghan dhe Harry treguan se po përpiqen të gjejnë emrin perfekt për fëmijën e tyre.

Amy Schumer

Në muajin tetor, Amy Schumer njoftoi se është në pritje të ëmbël. Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj Chris Fischer presin fëmijën e tyre të parë. Aktorja e njohur ka zgjedhur të mos e tregojë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë.iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka

Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME