Categories Lajme

Viral dhe i përdorur nga të gjithë mbarë botën, FBI ngre alarmin e madh për aplikacionin: Mund të…

SHBA e alarmuar nga programi i cili tashmë po bëhet viral.

Lideri i pakicës demokrate në Senatin Amerikan, Chuck Schummer i kërkoi FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë të nisin një hetim kombëtar për sigurinë dhe privatësinë lidhur me aplikacionin e krijuar në Rusi FaceApp, i kthyer në nje trend gjatë ditëve të fundit.

Aplikacioni viral në smartfon, që fitoi popullaritet për shkak të një filtri që plak fytyrat e përdoruesve, kërkon qasje të plotë e të parevokueshme tek fotot dhe të dhënat personale. Në letrën dërguar Byrosë Federale të Hetimeve dhe Komisionit të Tregtisë, Schummer shkruan: “Qasja në të dhënat dhe fotot personale mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe privatësine e miliona qytetarëve amerikanë”.

Schummer ngre pikëpyetje se si Faceapp lejon palët e treat, përfshirë qeveritë e huaja, të kenë akses tek të dhënat. Gjithashtu, Komisioni Kombëtar Demokrat parlajmëroi kandidatët e partisë për presidencialet e 2020-s të mos e përdorin aplikacionin, duke e vënë theksin tek prejardhja ruse e tij.

Megjithë dyshimet se FaceApp mund t’ia përcjellë të dhënat qeverisë ruse, kjo nuk është provuar ende. Përfaqësuesit e FaceApp, i krijuar nga një kompani me bazë në Shën Petersburg, thanë në faqen e tyre në internet se kanë 80 milionë përdorures aktivë në botë.

Por, në një deklaratë ata mohuan ndarjen e të dhënava me palë të treta. Shefi ekzekutiv i kompanisë është Yaroslav Goncharov, ish-drejtues i Yandex, i njohur si Google rus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME