Categories Lajme

Virusi misterioz kinez/ Në karantinë një tjetër krocierë, në bord 428 amerikanë

Rreth 5300 vetë janë në karantinë totale në dy kroçiera, pasi disa prej pasagjerëve shfaqën simptoma të virusit kinez. Anija e parë u bllokua në Yokahoma në Japonisë dhe në brendësi të saj ishin rreth 3700 persona. Ajo u fut në karantinë, pasi 8 prej pasagjerëve shfaqën simptomat e virusit.

“Diamond Princess” aktualisht është e ankoruar në afërsi të Tokios dhe mësohet se në bordin e anijes janë të paktën 428 amerikanë, të cilët po i nënshtrohen testeve për koronavirusin.Anija e dytë “World Dream” është ankoruar ne Hong Kong dhe në bord janë rreth 1800 persona. Autoritetet janë të shqetësuar, pasi pjesa më e madhe e pasagjerëve janë mbi moshën 60 vjeçare dhe sipas studimeve kanë më shumë gjasa të preken nga virusi. Shqetësim kanë shfaqur edhe autoritetet amerikane, të cilët priten të marrin masa për qytetarët e saj në bordin e kroçierës. SHBA-ja më herët ka shpallur emergjencën kombëtare dhe ka ndaluar hyrjen në SHBA të personave që kanë udhëtuar në vatra të infeksionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME