Categories Lajme

Vit i keq për hajdutët e shtëpive 2020-ta

Covid-19 ka goditur në Gjermani shumë vetë, e ndër ta edhe vjedhësit. Për shkak se tani shumë vetë punojnë nga shtëpia, rastet e vjedhjeve të shtëpive kanë rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Shoqata Gjermane e Shoqërive të Sigurimeve GDV njoftoi në raportin e saj vjetor, se në Gjermani ka rënë numri i vjedhjeve të banesave dhe se në vitin 2020 ka regjistruar numrin më të ulët të kërkesave për kompensim në rast vjedhjeje, që nga viti 1998 kur ka nisur mbajtja e statistikave të kësaj shoqate.

“Rënia e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve në banesa lidhet kryesisht me faktin se njerëzit kalojnë tani shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë së virusit korona,” tha presidenti i GDV Jërg Asmussen. “Vjedhësit shpesh nuk kanë asnjë mundësi për të kryer krimin.”

Rënie e numrit të vjedhjeve në vitin 2020 në krahasim me 2019 është shënuar në të 16 landet e Gjermanisë.

Gjithësesi edhe para pandemisë së virusit korona, numri i vjedhjeve të banesave dhe të shtëpive në Gjermani ka shënuar që nga viti 2015 rënie çdo vit.

Shumë pronarë shtëpish dhe apartamentesh investojnë në teknologji më të mira sigurie, prandaj thuajse gjysma e të gjitha tentativave për vjedhje dështojnë, sepse autorët e krimit nuk mund të hyjnë shpejt në shtëpi, thuhet në raport. /DW/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME