Categories Lajme

Viti i Ri me listë/ Tryeza e festës do t’u kushtojë qytetarëve 30% më shtrenjtë

“Që tani më thonë njerëzit aman mos na lë pa Vit të Ri.”

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, por shumë qytetarë ndihen të dëshpëruar përballë çmimeve të larta. Të pamundur me ekonominë e tyre familjare, shtresat në nevojë kanë nisur që tani kërkesat në dyqane për të marrë me listë për vitin e ri.

Shitësja: “Nuk kanë ku marrin borxh vetëm unë mund t’u jap këtu. Dhe unë mundohem sa të mundem se jam vet familjare.”

Qytetarja: “Çfarë marrim më shumë borxh? Për ushqime për bukë këto janë.”

Teksa inflacioni I përgjithshëm është mbi 3%, specifikisht ai i tek ushqimet në fund të dhjetorit pritet të kalojë nivelin e 7.1%, duke rënduar më shumë portofolin e familjes.

“Plot është me borxhe plot, plot, ja shifi.”

“Më shumë se gjysma marrin borxhe të lagjes. Borxhi më i lartë ndër vite rreth 200 mijë lekë, ka dhe 100, 80, 70. Ka dhe të këtij viti dhe vite më përpara ca të bëjë vetëm të zihem e të mbyll dyqanin.”

“Tradita e do që tavolina të jetë disi e shtruar për vitin e ri. Dhe kjo është një nga arsyet që marrin hua që një natë të ndihen të barabartë.”

ROMINA RADONSHIQ – EKSPERTE EKONOMIE

Çdo fundvit tregtarët i rrisin çmimet deri në dyfish më shumë të produkteve ushqimore. Ekspertja Romina Radonshiq shprehet se kjo tryezë e vitit të ri do të kushtojë rreth 30% më shtrenjtë.

“Vitin e kaluar patëm një inflacion më të lartë pothuajse trefish nëse bëjmë një kalkulim vjet e kishim një tavolinë 20-30% më pak se këtë vit. Ndërsa këtë vit kemi një inflacion 3.9% por nëse bëjmë një llogaritje i bie që shqiptarët të shpenzojnë më shumë për darkën e vitit të ri.”

ROMINA RADONSHIQ – EKSPERTE EKONOMIE

Përballë kërcitjes së inflacionit tek ushqimet në fundvit, qytetarët llogarisin të reduktojnë blerjet e tyre.

“Dikush mund të ketë bukë dhe diçka më të lirë, mbase një pulë, po mishi viçit e qengjit s’blihet fare. Unë gjelin e detit se marrë s’kam mundësi.”

“Çuni ka kohë që më kërkon pemën e Vitit të Ri, unë s’kam mundësi t’ia blej.”

Ndihma që qeveria dha për fundvitin, preku vetëm disa kategori të shtresave në nevojë. 285 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, invalidët e punës dhe ata me pension familjar, do të marrin nga 5000 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME