Categories Lajme

“Vizita e Thaçit në Tiranë”, reagon Kryeministri Kurti: Shembulli më i keq për qytetarët

Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër lidhur me lajmin e publikuar nga mediat e Prishtinës për vizitën misterioze të presidentit Thaçi në Shqipëri, në kushtet e izolimit nga pandemia. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehet se ajo qe ka bërë presidenti Thaçi është shembulli më i keq që mund t’u jepet qytetarëve. “Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy”,- shkruan ai.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME