Categories Lajme

Vjedhja në Ministrinë e Brendshme, detajet e reja. Dyshohet se janë të përfshirë edhe…

Nje dite pas lajmit se ne Parkun e Ministrise se Brendshme kishin ndodhur dy raste g.r.abitje, dalin detajet e reja.

V j edhja e parë rezulton të ketë ndodhur më 13 shtator, ndërsa e dyta gjatë natës së të mërkurës, më 2 tetor, por asnjëra nuk është raportuar zyrtarisht. Vetëm dje, pas publikimit të lajmit në disa media, Policia e Tiranës konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se janë vjedhur disa pajisje elektronike që kishin dalë jashtë përdorimit dhe ishin për t’u asgjësuar.

Burimet thanë se materialet e v jedhura janë të nxjerra jashtë përdorimit pas rikonstruksionit të Ministrisë së Brendshme dhe janë vendosur në Park, pasi janë në procedurë të ankandit për t’u shitur për skrap. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur te Rruga e Kavajës në Tiranë, kanë nisur hetimet Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi ka dyshime se mund të jenë të përfshirë edhe punonjës Policie.

Minimalisht, efektivët dyshohen se mund të kenë shpërdoruar detyrën, deri në momentin që të provohet ose jo nëse janë të lidhur drejtpërdrejt me vjedhjet e ndodhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME