Categories Lajme

Vjehrri i deputetit u hodh nga spitali, mbesa dhe mjekët: Depresion!

Detaje të reja kanë ardhur për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vethodh nga kati i katërt ku ishte shtruar. Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri. ABC News ka mësuar se disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike.

Mjekët dhe vetë Gjetani konfirmuan se 65-vjeçari është vjehrri i tij. Mësohet se pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të kësaj gjendje, Miri u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor.

Por si mundi 65-vjeçari ti shpëtojë vëmendjes së bluzave të bardha dhe të kryej aktin ekstrem? Nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare.

Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar. Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të 65-vjeçarit.

Ndërkohë vetë deputeti Gjetani u shpreh për ABC News, se vjehrri i tij kishte shfaqur ditën e sotme gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa u shpreh se do të flasë në një tjetër moment për ngjarjen tragjike. Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Kujtojmë se 65-vjeçari nga Klosi ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME