Categories Lajme

Vjen parashikimi për 5 ditët në vijim, ja si do të ndryshojë moti këtë javë

Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për 5 ditët e arshshme, ku shihet se do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Sipas asaj që bëhet me dije nga SHMU, ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intesitet deri mesatar.

Duke shpresuar të keni kaluar një fundjavë të mbarë po ju njohim me parashikimin javor. 🌞🌥🌦⛈🌬 Dita e henë do të nisë e kthjelltë e në mesditë zhvillim të vranësirave duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal pergjatë relieveve malore në Veriperëndim dhe qendër të vendit. Ditën e martë do të mbiozotëroj mot i kthjellët.Dita e mërkurë do të nisë me kthjellime, në pasdite e kryesisht në mbrëmje shtim vranësirash deri të dendura.

Ditën e enjte dhe të premten do të dominoj mot i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intesitet deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshje shiu me intesitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme deri në 28m/sek. Përsa i përket fushës termike mëngjeset e mbrëmjet do të jenë të freskëta, por rënia më e ndjeshme do të jetë ditën e premte në vlerat e mesditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME