Categories Politike

Vjen propozimi i parë për datën e zgjedhjeve, PS i propozon Metës 9 Majin e 2021

Maxhoranca avancon dhe i propozon presidentit një datë për zgjedhjet e ardhshme. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021.

“9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë” Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median paralajmëroi se me të miratuar Kodi I ri Zgjedhor do të caktonte datën pa u konsultuar me partitë.

Opinioni i Venecias për anti-shpifjen, Balla: Presidenti mos të komentojë drafte të papërfunduara

Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe deputeti Taulant Balla ka folur rreth opinionit të Komsionit të Venecias lidhur me paketën anti-shpifje. Balla tha se i sugjeron çdo institucioni, edhe atij të presidentit, që të mos komentojë draftet e papërfunduara.

Taulant Balla: ‘Dua t’i qëndroj strikt asaj që kemi thënë, dhe i sugjeroj çdo institucioni tjetër përfshirë dhe institucionin e Presidentit të Republikës, që kurrë, jo kësaj rradhe, jo për këto dy opinione por në vijimësi mos të komentojmë draftet e papërfunduara. Të presim me qetësi opinionet përfundimtare. Pas dy javësh ne do të kemi opinionet përfundimtare.” Ai tha gjithashtu se Komisioni i Venecias do zhvillojë seancën për dy opinionet e kërkuara. E para lihdet me disa procese në Gjykatën Kushtetuese dhe e dyta për trajtimit e burimit të lajmeve të rreme. Sipas tij, lajmi i rremë është kërcënimi ndaj fjalës së lirë.

Taulant Balla: ‘Komisioni i Venecias do zhvillojë seancën për dy opinionet e kërkuara. Njëra është kërkuar nga institucionet shqiptare, dhe këtu është Kuvendi i Shqipërisë kërkues për të kërkuar interpretim nga ana e ekspertizës së vyer Venecias lidhur me disa procese që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, qofshin për emërimet qofshin për procedurën e betimit. Dhe kërkesa tjetër, që unë dua të falenderoj Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe dy raportuesit për Shqipërinë me të cilët jemi gjithmonë në kontakt, që kanë kërkuar involvimin e këtij institucioni të rëndësishëm si ai i Komisionit të Venecias për të na dhënë një opinion të tyre lidhur me nevojën dhe domosdoshmërinë për trajtimin e burimit të lajmeve të rreme, dhe për një sfidë të madhe të mbarë familjes europiane. Parlamenti Europian zhvillon prej kohësh një debat lidhur me qasjen që duhet të bëjmë të gjithë ndaj kërcënimit ndaj fjalës së lirë, sepse lajmi i rremë është kërcënimi më i madh ndaj fjalës së lirë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME