Categories Politike

Vladimir Putin tregon rrugën për marrëveshjen Kosovën-Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka takuar ambasadorin e Serbisë në Moskë, Miroslav Lazanski, me të cilin ka folur edhe rreth çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd dhe asaj së çfarë marrëveshje duhet të arrijnë dy palët.

Putin ka thënë se Rusia po punon për të mbajtur Ballkanin stabël dhe se Moska është duke bërë përpjekje që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dy palët.

“Rusia është duke punuar shumë për ta mbajtur Ballkanin stabël dhe të sigurt. Jemi të përkushtuar që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme rreth problemit të Kosovës nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Putin në takim me Lazanskin, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi ditë më parë ka folur edhe ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, i cili ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në dialogun me Kosovën nëse një gjë të tillë ia kërkon Serbia.

Dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018, pas vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për të vendosur taksë 100 ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo kohë, nga SHBA-ja dhe BE-ja ka pasur përpjekje të shumta për zhbllokimin e situatës, megjithatë Haradinaj e kishte mbajtur vendimin për taksën deri në dorëheqje.

Fuqitë perëndimore e shihnin si jetike zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi, pasi sipas tyre gjendjen e status-quos në çdo kohë mund ta shfrytëzojë Rusia e cila nuk është e interesuar për një Ballkan stabël. /Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME