Categories Sport

Vllaznia bie në Laç dhe humb terren me kreun, Egnatia dhe Teuta ndalin njëra-tjetrën

Vllaznia zhgënjen sërish, këtë herë në transfertën ndaj Laçit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Kur pritej që kuqeblutë të bënin kthesën dhe të reduktonin distancën me kreun, ishte Laçi ai që reagoi dhe falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo, ia doli të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.

Ishte kapiteni Gurishta, që bëri një gafa në kufijtë e amatorizmit në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit, por Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar në rrjetë.

Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një tjetër kundërsulm të shpejtë me dyshen Babatunde- Guindo dhe sulmuesi ia doli ta dërgojë sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar, teksa Laçi u falet tre pikëve për t’u larguar disi nga zona e ftohtë dhe Vllazninë që mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe komplikon objektivin për një vend në zonën europiane.

 

Është mbyllur pa fitues ndeshja tjetër e javës së 26 të Superiores, ajo mes Egnatias dhe Teutës,. Në “Arena Egnatia” ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26’.

Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë baraspeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Laçi-Flamurtari/ Shtangen vendasit, vlonjatët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

Laçi pret Flamurtarin në takimin e vlefshëm për finalen e “play-out”-it të Kategorisë Superiore. Fituesi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME