Categories Sport

Vllaznia nuk shmang dot “Play Out”

Kampionati shqiptar do të përfundojë më 29 korrik, por jo për Vllazninë, që do të duhet të djersijë edhe për një tjetër 90-minutësh në muajin gusht, që të mund të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit në vend. Shkodranët u mposhtën me rezultatin 3-0 në “Air Albania” përballë Partizanit dhe tani edhe matematikisht kanë mbetur në vendin e 8 të renditjes, që do të thotë se mbijetesën duhet ta arrijnë nëpërmjet ndeshjes së Play Out-it, të cilën do ta luajë me fituesen e çiftit Pogradeci-Besëlidhja. Në një sfidë mjaft të rëndësishme për të dy skuadrat, kuqeblutë e drejtuar nga Hysen Dedja e nisën mirë ndeshjen, por në minutën e 21-të ishte sulmuesi i Partizanit Solomon, që lëshoi një goditje nga distanca si një “rrufe në qiell të hapur” dhe dërgoi sferën në rrjetë, duke u dhënë avantazhin të kuqve.

Shkodranët provuan të reagojnë sërish, por në minutat e fundit të pjesës së parë, pas një sulmi të shpejtë, Partizani gjeti edhe golin e dytë me anë të brazilianit Cordeiro, i cili u harrua në zonë dhe shtyu në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Sherri. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo si e para, me Vllazninë që ishte më kërkuese, por golin e shënoi Partizani, që në minutën e 73-të zbriti me një kundërsulm të shpejtë dhe vulosi suksesin me anë të Esat Malës, i cili kishte zbritur në fushë vetëm pak minuta më parë. Siguron kështu përfundimisht mbijetesën Partizani, ashtu si edhe Bylisi, që pasditen e sotme bëri detyrën duke mposhtur Luftëtarin e Gjirokastrës me rezultatin e pastër 2-0.

Portieri Isli Hidi shënoi golin e parë për ballshiotët, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte sulmuesi shkodran Eridon Qardaku që dyfishoi shifrat dhe vulosi fatin e ndeshjes. Siguron sërish vendin në eliminatoret e Europa Leagues Laçi, që pasditen e sotme triumfoi me rezultatin 3-1 përballë kampiones së re të Kategorisë Superiore, Tiranës. Me titullin tashmë në kasafortë, Emanuel Egbo kishte lënë pushim disa prej titullarëve në sfidën e sotme në Kurbin, ndërsa vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Nwabuezen nga pika e penalltisë dhe Redon Xhixhën, duke bërë më të lehtë ndeshjen.

Në pjesën e dytë Nwabueze shënoi edhe një gol tjetër, duke shkuar në kuotën e 22 realizimeve, në krye të listës së golshënuesve, me dy gola më shumë sesa ndjekësi më i afërt Vasil Shkurtaj, që do të provojë t’i përgjigjet mbrëmjen e sotme nga Elbasani. Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Augustin Torrasa me një gjuajtje nga distanca, në minutën e fundit të ndeshjes. Thuajse e sigurt për një vend në Europa League është edhe Teuta, që sot arriti të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Flamurtarit. Ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, vlonjatët rezistuan shumë mirë ndaj Teutës dhe golave të Lorenzo Vilës në pjesën e parë iu përgjigjën me ato të Pjeshkës e Hoxhës, për të mbajtur gjithçka në baraspeshë. Megjithatë në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Edi Martini shënoi edhe një gol të tretë me anë të sulmuesit shkodran rubin Hebaj, duke ia dalë të marrë tre pikët që e mbajnë në vendin e katërt me 57 pikë. Sfida e fundit e javës së 35-të, ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut do të startojë sonte në orën 20:45.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME