Categories Lajme

Vlonjatët sfidojnë rregullat: Plazh e rreze në hapësirat publike, hotelet ende bosh

Plazhi është i lejuar vetëm pranë hoteleve. Por në Vlorë, qytetarët po e sfidojnë masivisht këtë rregull duke dalë në plazh në hapësirat publike, ndërkohë që hotelet mbeten ende bosh. Prej 1 qershorit, plazhi lejohet vetëm pranë hoteleve! Por në Vlorë, ky rregull po sfidohet masivisht! Plazhet publike ishin mbushur me pushues, ndërsa ato të hoteleve ende mbeten bosh. Plazhi thonë është dashuri e madhe për vlonjatët, pavarësisht rregullave në fuqi. ”Ka 10 ditë që po bëj plazh tamam. Sot po lahem. Kam ardhur po kam ndenjur kam marrë ndonjë rreze.” Turizmi është sektor jetik për Vlorën, por pandemia i ka dhënë goditje të fortë. Megjihëatë ka optimizëm se turistët që i japin jetë dhe zhvillim ekonomik qytetit do të vijjnë edhe këtë verë. ”Jam nga Fieri. Jemi pensionistë me burrin dhe kemi ardhur të kalojmë disa ditë pushime. Optimist jam, po megjithatë deri tani është dobët. Gjynah mos të vijnë turistët, Vlora është mbret.” Bashkia e Vlorës ndërkohë thotë se po merr masa për një sezon turistik sa më të suksesshëm në kushtet e reja që krijoi pandemia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME