Categories Lajme

Vlorë ” Qyteti fillon nga pragu i shtëpisë sime… ” Nga Genc Demiraj

Kujtdo që i ka rënë rasti të udhëtoj në Vlorë, patjetër që i ka bërë përshtypje, për mirë, ndryshimet që ky qytet ka pësuar. Ndryshime që konsistojnë në investimet serioze që janë bërë në akset kryesore të qytetit si : Bulevardi qëndror, segmenti rrugor lidhës me Autostradën, rruga “O.Haxhiu”, Shëtitorja përgjatë detit apo “Lungomareja”, sistemimi i Transballkanikes etj..Inestime këto që ja kanë ndryshuar imazhin dhe rritur vlerën jo vetëm në sytë e vizitorëve dhe turistëve por edhe tek bizneset që operojnë si edhe të banorëve qe jetojnë në këto zona. Gjithësesi të mirat janë evidente por ato nuk kanë fund.

Kërkesat e gjithësejcilit janë për më shumë dhe për më mirë sepse një qytet i bukur, një lagje e sistemuar, një zonë e gjelbëruar apo një ambjent i pastër, janë tregues i një qytetarie të kultivuar dhe jetese cilësore komunitare. Në shumë zona në brendësi të lagjeve, ka akoma shumë punë për tu bërë. Ka ambjente të pa sistemuara, të pa pastra, hapsira të zëna nga inerte apo gjithëfarlloj mbeturinash, sidomos midis pallateve dhe hapsirave publike të cilat me pak mbështetje institucionale dhe me shumë sensibilizim do të mund tu riktheheshin me një tjetër vlerë dhe funksion banorëve.

Nisur nga ky shqetësim i madh komunitar, u ndërmuar dhe iniciativa qytetare : “Për Ambjente të pastra dhe të gjelbëruara në blloqet e pallateve një domosdoshmëri për frymarrje të shëndetëshme”, mbështetur nga Lëviz Albania dhe Ambasada Zviceriane, duke patur si qëllim kryesor sensibilizues motivin : ” Ndryshojmë Ambjentin, Edukojmë Komunitetin. ” Megjithë kushtet e pa përshtatshme dhe të disfavorshme te pandemisë së covid-19, nuk e penguan drejtuesen e projektit Aurora Konomin të vijonte aksionin për evidentimin e zonave problematike midis pallateve në lagjen ” Lef Sallata”, që kërkonin ndërhyrje urgjente si dhe takimet sensibilizuese me banorët e këtyre pallateve duke marre edhe mbështetjen e tyre komunitare.

U zhvilluan dhe takime në Bashkinë Vlorë, si dhe me Drejtorin e Shërbimeve Publike pranë kësaj Bashkie z. Gentian Sherifi, nga të cilët u dha mbeshtetje për nderhyrjen sa më shpejt në këto zona, me pastrim, sistemim dhe gjelbërim. Aksioni nisi me fazën e parë të projektit dhe rezultatet e pritëshme ishin entuziaste. Banorët e pallateve në zonën e evidentuar, e mirëpritën iniciativën dhe shprehën gadishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin sa më parë të këtij projekti, që do tju shërbej dhe do te jetë në funksion të tyre sepse në fund të fundit…” Qyteti fillon nga pragu i shtëpisë sime…”

Ndërmarrja e Sherbimeve Publike prane Bashkisë Vlorë, u angazhua me mjetet e duhura të transportit duke kryer një sërë volume punësh si zhvendosje inertesh, dherash e mbeturinash, pastrime e sistemime nga këto ambjente ne lagjen “Lef Sallata”, për ti kthyer shumë shpejt, në fazën e dytë, me investimet e planifikuara nga Bashkia në ambiente multi funksionale të gjelbëruara dhe shlodhëse. Ja pra, që qyteti dhe banorët, kanë nevojë për iniciativa dhe mbështetje të tilla rezultative.

Një bashkëpunim dhe bashkërendim i punëve komunitare është shumë i domosdoshëm sot në disa punëra të “vogla” urbane por shumë të rëndësishme për jetesën dhe përditshmërinë e banorëve. Vlora është një qytet me atraksione dhe resurse të mëdha, jo vetëm natyrore dhe turistike por edhe sociale, ekonomike dhe urbane. Dhe kur të gjitha këto rakordohen atëhere cilësia e jetës është e garantuar. Vlora është qyteti ynë i ëndrrave dhe ajo duhet parë me sytë e zemrës. Nga Genc Demiraj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME