Categories Lajme

“Vlora e ka kaluar ylberin”, Ahmetaj: Me aleatët tanë strategjikë, kemi në plan ta lidhim me tubacion gazi me Fierin

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka qenë ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me biznesmenë dhe prodhues lidhur me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve. Ndër të tjera, Ahmetaj ka lajmëruar se në bashkëpunim me kompani amerikane dhe investitorë strategjikë, do shiheshin mundësitë e ndërtimit të një rafinerie dhe të një termocentrali.

“Vlora e ka kaluar ylberin”– u shrpreh Ahmetaj duke shtuar se ishte planifikuar që Vlora dhe Fieri të lidheshin me tubacione gazi me anë të gazsjellësit TAP.

“Kryeministri ka një iniciaticvë për të parë edhe mundësinë e rafinerisë me disa aktorë ekonimikë të fuqishëm botërorë të cilët janë ose miqtë e aleatëve tanë strategjikë ose vetë aleatët tanë strategjikë. Ju e dini se këtu gati 3-4 kilometra në vijë ajrore do të kemi termocentralin shumë shpejt me një grup kompanish amerikane. Besoj se përveç shtimit të kapacitetit, do ketë edhe një balancim.

Kemi në plan që të lidhim me tubacion gazi Fierin me Vlorën me TAP dhe këtu pretendojmë që të ketë platforma lundruese të gazit, gjë që e kthen gjirin e Vlorës në potencë edhe në një furnizues të rëndësishëm gazi, qoftë për nevojat e brendshme, qoftë për nevojat e TAP-it. Mendoj se na ka rënë shumë kriza këto kohë por qarku i Vlorës e ka kaluar ylberin. Këto troje e kanë kaluar Ylberin. Ka shumë punë për të bërë, por e ka lënë mbrapa e kaluara”– u shpreh Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME