Categories Lajme

Në arrest shtëpie dhe shpërndante kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 46-vjeçarin A.B., pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ dhe është kapur duke shpërndarë kokainë në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

NJOFTIMI Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte përsëri veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, vihet në pranga 46-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 46 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Unazës së Re, me doza me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, 46-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME