Categories Lajme

Vlora është gati/ Synohet të ruhet tregu nga Mali i Zi dhe Greqia

Fluksi i fundjavës së pashkëve në Vlorë shihet si një ogur i mirë për sezonin e turizmit në prag.  Sipas operatoreve turistik apo dhe menaxhereve të hoteleve në qytetin e Vlorës ky sezon ka filluar tashmë më herët krahasuar me vitin e kaluar.

Në disa nga hotelet prenotimet kanë filluar që prej muajit mars dhe për disa prej tyre shkojnë deri në muajin qershor. Masha jeton prej vitesh në Shqipëri dhe u sugjeron bashkëkombësve ta vizitojnë vendin tonë.

Qyteti i Vlorës ofron plot bukuri krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, ndihemi kaq të kënaqur në këtë qytet ku ofron det-mal-e diell!

Këto dy turistë bjellorusë vijnë për herë të dytë në vendin tonë.

Vjet ishim në Ksamil, por Vlora është më surprizuese. Një qytet me një shtrirje gjeografike të madhe na jep mundësinë ta shëtisim dhe shijojmë bukuritë e saj.

Vasil Bedini, kreu i operatoreve turistikë të jugut:Të konkurrojmë me njësitë turistike Greqi /Mali i Zi të cilët kanë ofruar çmime të ulëta për sezonin e tyre turistik. Pra kjo konkurrencë synon të sjellë në hotelet e tyre jo vetëm turistë për muajin korrik-gusht, por dhe në muajt e pranverës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME