Categories Opinion

”VLORA NË ÇDO HAP”

Nga Roland Harizi

Nëse do të shikoni në fotografinë e parë është shënuar me të kuqe pjesa kryesore e shtratit të ashtuquajturit kanali i madh i Skelës. …sipas pozicionit gjeografik ky nuk është një kanal artificial po një vijë uji natyrale që mbledh gjithë ujërat e luginës së ish-Fabrikës së Çimentos dhe luginës tjetër të Kaninës dhe duke u bashkuar të Bishti i Kalldrëmit kemi vijën e ujit që me rreshjet bëhet një përrua i vërtetë me derdhje në deltën e Skelës.

Është e pamundur që ky përrua mos të ketë një emër dhe si pasojë e ndërhyrjeve të sistemimit në rrjetin kullues të ullishtes ky përrua të shndërrohet në kanal. Së pari, dua që të më ndihmonit të gjejmë emrin e këtij përroi dhe për këtë ftoj gjithë banorët e vjetër skelarë dhe çentraljotë që janë në dy brigjet e tij. Duke u kthyer në kanal për disiplinimin e ujërave të ish-Fabrikës së Çimentos dhe ullishtes në vazhdim ky kanal që dikur në derdhje të tij në det, skelarët peshkonin qefull dhe ngjala, tani peshkojnë bidona dhe qeska plastike. Degradimi i këtij përroi kanal më pas në vitet e demokracisë mori përmasa të pa kontrolluara, për shkak të ndërtimit të banesave përgjatë dhe rreth shtratit të tij, pa asnjë kriter urbanistik.

Si pasojë e kësaj katrahure të bumit urban sot ne në derdhje nuk kemi vetëm bidona plastikë të dukshëm, po tonelata të tëra detergjentësh që derdhen në të dhe si vazhdim në bregun e Skelës. Kanalizimet e zonave të banuara përgjatë shtratit të tij, është një çështje tashmë e shtruar për zgjidhje.

Po çfarë do bëhet me këtë përrua që ne vlonjatët dikur me flamurin e PPSH në dorë e betonuam, dhe në vazhdim me flamujt shumëngjyrësh të epokës së demokracisë po e varrosim gjithmonë e më thellë poshtë pallateve shumëkatëshe!!?? Asnjë nuk mund të ndalë atë që natyra e ka krijuar për miliona vjet nëse nuk e respekton atë, sepse hakmarrja e saj do të jetë e pa mëshirëshme!

Kjo është një nga sfidat që kemi si vlonjatë dhe është ora që të japim një zgjidhje komplekse me respekt për natyrën dhe në shërbim të qytetit të ri turistik që po përpiqemi të ndërtojmë. Ideja është kjo. Dikur në Tiranë Lana u katandis në një gjëndje më mjerane dhe me përmasa lineare shumë më të mëdha. Atëherë kryebashkiaku i Tiranës dha një zgjidhje që është për të marrë shëmbull sot.

Mendoni për një çast se sa do të ndryshonte pamja për mirë, sa vlera do të merrnin banesat, sa lart do të ngrihej cilësia e jetës, sa bukur do të lidhej bregu i Skelës me zonën kodrinore dhe Bishtin e kalldrëmit si starti i ngjitjes drejt Kaninës historike etj etj. Për dijeni kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiakut Leli, deputetëve që do marrin votat e vlonjatëve. Nuk është politikë! Është prezencë qytetare për problematikën e qytetit tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME