Vlora zonë e gjelbër. Reportazh\ Vlora blu për shkak të detit, Vlora e gjelbër për shkak të ullinjëve, Vlora e bronxtë për shkak të monumenteve historike ishte ndër të parat qytete shqiptare që mori masa të shpejta për tu mbrojtur nga një virus vdejkeprurës. Thanë atëherë se ishte një virus i padukshëm me kurorë dhe se, do të mbretëronte mbi vdekjen për një kohë të gjatë, duke i shpallur luftë mbarë njerëzimit. Çudia më e madhe ishte se shumica e virusve të rrezikshëm që ishin përhapur në botë, origjinën e kishin nga Kina. Fatkeqja e parë dhe më e madhe e fillimit të pandemisë ishte Italia fqinje dhe kjo bëri që Shqipëria të shtëngonte darën e masave për tu përballur me të. Kryeministri Edi Rama deklaroi se, vendi do të përballej me një armik të padukshëm dhe të vetmet armë me të cilat mund ta luftoje ishin: larja e duarëve për 20 sekonda kur ktheheshe në shtëpi, mbajtja e maskave dhe dorezave si dhe distancimi nga njeri tjetri. Pra, kishte ardhur një kohë tjetër, ku ndaloheshin shumë gjera, ndaloheshin përqafimet dhe të puthurat, teshtimën duhet ta fusje në kthesën e brrylit, shaminë duhet ta flakje ne kosh. U kuptua lehtë se, armiku i ri “kinez”, që po marshonte mbi Europën dhe botën, nuk luftohej dot me topa dhe tanke, me nëndetëse raketahedhëse, me avion bombardues, madje as me bomba atomike. Gjeneralët ngelën pa punë, ndërkohë që me keqardhje po vështronin stokun e armëve nëpët depo. Në Vlorë kryetari i bashkisë ishte ndër të parët, ndoshta i pari në Republikë që nisi menjëher dizinfektimin e teritorit. U dizifektua çdo skut e qytetit dhe u la çdo rrugë dhe rrugicë. Thirrjeve për kufuizim të levizjeve vlonjatët u përgjigjën me disiplinë, jo nga frika e ndëshkimeve, por sepse vlonjatët e duan shtetit dhe e mbrojnë jetën dhe shtetin e tyre. Të paktën këtë ka treguar sa herë historia.
Vetëm 5 raste dhe asnjë më shumë.
Në fillimet e pandemisë të gjithë mendonim se, e vetmja rrugë ku mund të na vinte infektimi ishte Italia. Me Italinë ne shqiptarët kemi shumë hyrje-dalje. Sidomos këto 30 vitetet e fundit Italia na është bërë si shtëpia e dytë, ashtu si edhe Greqia fqinje. Italia e kishte marrë koronavirusin nga Kina dhe nga Italia virusi po përhapej kudo ku fluturonin avionët. Kur u dha lajmi se në Vlorë ishin zbuluar 4 raste me koronavirus dhe një tjetër në Poro, njerëzit u vetë ndërgjegjësuan akoma më shumë dhe u treguan qytetar të denjë duke zbatuar masat dhe udhëzimet që dilnin çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kaluan dy javë nga zbulimi i 5 rasteve në Vlorë, ku fatkeqësisht rasti i Poros humbi jetën dhe në Vlorë nuk pati më asnjë rast tjetër.
Një miku im nga New Yorku më shkruante një ditë: “Ore, shumë të fortë dolët ju vlonjatët, megjithëse me hyrje-dalje të shumta me Italinë, me portë dhe tragete, por izoluat dhe zhdukët çdo gjurmë të Covid-19”. Epo, kot nuk e kemi doktor kryetarin e bashkisë, ia ktheva unë. Ai qeshi e më dha të drejtë. Dhe vërtetë, kryetari ynë, Dr. Dritan Leli, ishte i kudondodhur me këshilla, thirrje dhe veprime konkrete. Një njeri kaq të përgjegjshëm e syçelur zor se do ta gjeje në këto kohë të turbullta pandemie.
Që nga fillimi i viteve ’90 e deri tani shumë kryetar bashkie e kanë drejtuar Vlorën, të djathtë e të majtë, dhe të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e qytetit, dikush më shumë e dikush më pakë, sipas mundësive, pa përmenduar ata të para viteve ’90 që kanë kontribut të veçantë, që para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Por le të flasim për kryetarin aktual dhe punën e tijë në menaxhimin e qytetit. Nuk është e lehtë të drejtosh Vlorën. Vlora është e rëndë nga tema dhe përmbajtja, sepse Vlora ka një ngarkesë historike dhe kulturore të veçantë. E para dhe kryesorja është që, drejtuesi i bashkisë duhet të jetë vlonjat, që do të thot lab ose gjiton me Labërinë.
Kjo sepse është shumë e rëndësishme që të njohi mentalitetin e vlonjatëve, të cilët në dukje e në komunikim të duken të ashpër, por janë krejtë të përgjegjshëm dhe atdhetar të flakët, kur vjen punë për Vlorën e tyre dhe Shqipërinë në tërësi. Dritan Leli si lab e birë labi nga Kaonia, si kurveleshas, të cilët e kanë mbajtur pallën zhveshurv dhe barutin të thanë në të gjitha etapat e historisë, është kryetari i bashkisë që i duhet këtij qyteti në këtë stad të zhvillimit të tijë. E kam parë të kudondodhur, të thjeshtë në veshje, punëtor të palodhur rrugëve, rrugicave, plazheve, atje ku ndërtohet e investohet, atje ku çalon puna dhe duhet shtyrë përpara zhvillimi, atje ku turizmi po thërret për ndihmë. Ai ka gjithmonë me vete një zgjidhje dhe kjo tregon se ai është person i përgjegjshëm që jeton me hallet dhe problemet e Vlorës.
Vlora po hapet në të katër anët e horizontit, por me kujdes.
Vlora është konsideruar nga Qeveria si qytet i gjelbër, përsa i përketë pandemisë së Covid-19 dhe për këtë arsye po hapet, duke filluar nga e hëna e 11 majit. Hapja me kujdes e Vlorës do të thotë përpjekje për të kapur kohën e humbur. Nuk është fjala vetëm për lëvizjen e lirë të njerëzve, por për biznesin e stopuar këtu për më shumë se dy muaj izolim. Për baret dhe restorantet që janë fryma e qarkullimit njerëzor, për turizmin që duhet pa tjetër të shpëtoi nga izolimi e duke zbatuar protokollet shëndetësore të nis të thërras tursitët për të mos humbur sezonin që po troket.
Le të kthehemi në normalitet dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin për të ruajtur stabilitetin ekonomik e shoqëror të Vlorës tonë të dashur, e cila konsiderohet si një nga perlat e veçanta të Adriatikut dhe Jonit. Ku ka si Vlora me detin e malin pranë e pranë, me ullishtat shekullore në sfondin lindor, me Qafën e Topin e Kuzum Baban në kodrën emblematike, me kalanë e Kaninës si kurora e historisë gjëmimtare dhe me shumë e shumë histori e kulturë që vjen nga kohërat e lashta për t’ia dëshmuar shekullit të ri. Vlora po hapet, por me kujdes dhe disiplinë për të qenë gjithmon ata që na ka njohur historia.
Invetsimet vazhdojnë drejtë objektivave për një Vlorë super turistike.
Në këto 20 vitet e fundit Vlora ka përsuar ndryshime kolosale. Qyteti është zhvilluar me ndërtesa të reja shumëkatëshe. Tendenca e zhvillimit është shtrirë drejtë detit, çka i ka dhënë qytetit një pamje mbresëlënëse. Ndërtimi i shëtitores së re bregdetare, të ashtuquajtur Lungomare, i ka dhënë një zhvillim të madh turizmit, ku me dhjetra hotele, bare e restorante joshin mijërat e turistëve vendas dhe të huaj, të paktën 7-8 muajt e vitit, pa llogaritur këtu edhe fundjavat në stinën e dimrit. Krahas lungomares, e cila po plotësohet tani edhe me pjesën fundore të saj nga rrapi tek kompleksi sportive e drejtë tunelit të ujit të ftohtë, Vlora përfitoi edhe rehabilitimin e Bulevardit “IsmailQemali” me një shtrirje nga xhamia e plumbit deri në Skelë, duke bërë lidhjen historike të dy shesheve, atij të Flamurit pranë monumentit të pavarësisë kombëtare dhe atij Pavarësia në Skelë pranë Muzeut të Pavarësisë, fare pranë Portit të Vlorës.
Puna vazhdon edhe për bajpasin, nga Pusi i Mezinit e deri në Orikum, që po ndërtohet dhe që kalon mbi kodra edhe në Malin e Shashicës në një pamje panoramike të jashtëzakonshme. Investimet do të vazhdojnë edhe në segmenin nga tuneli i ujit të ftohtë e deri në Orikum, në një tjetër lungomare, ndërkohë që segmenti tjetër i lungomares, ai nga Skela drejtë pyllit të sodës, do ti jap formën përfundimtare lungomares në të gjithë gjatësinë prej 7 km, në një Copagabana të Riodezhanieros braziliane. Situata e Covid-19 bllokoi dhe ngadalësoi shumë investime, por me hapjen e aktiviteteve Vlora duhet të kap kohën e humbur. Pritet gjithasht konkretizimi i punës për aeroportin e Vlorës, si një nga investimet më madhore që do t’i jap një zhvillim të paparë turizmit në të gjithë jugun e vendit.
Por Vlora dhe gjithë Labëria pret përfundimin e rrugës tjetër turistike, të ashtuquajtur “Rruga e Lumit të Vlorës”, që do të përshkoi një tjetër natyrë brilante duke dalë në bregdetin e Himarës. A duhet që të harojmë pa përmendur qendrën historike të Vlorës? Absolutisht jo! Ajo qendër historike përbënë identitetin e kohëve të vyera të qytetit dhe po merrë çdo ditë formën e saj të shekujve kur u ndërtua. Nga sheshi i Flamurit vizitori hyn në rrugën “Justin Godard”, ku e para godinë që të prezantohet në të djathtë është libraria “Shpresa” e patriotit Ibrahim Shyti, i cili në vitin 1908 shpërndante aty, fsheurazi nga pushtuesit turq, abetaren në gjuhën shqipe.
Në këtë rrugë historike ndesh edhe shtëpinë e qëndistares së flamurit, patriotes Marigo Pozio, e deri poshtë akoma Klubin “Labëria” ku gjendet Muzeu Etnografik i qytetit, themeluar në vitin 1908, ku Kryetar Nderi i saj ishte Ismail Qemali. Gjithashtu aty po përgatitet muzeu më i ri, ai i hebrenjëve. Tutje më në veri-lindje të qendrës historike të tërheq vëmendjen godina madhështore dhe unikale e Bashkisë së Vlorës, ndërtuar në vitin1918 dhe rikthyer në identitet vetëm dy vjet më parë. Nërkohë, që ndërtimi i urës së re, që të çon në Manastirin e Zvërnecit, ishte një tjetër premtim i mbajtur i kryebashkiakut Dritan Leli. Këtu nuk dua të ndalem te rehabilitimi i fasadave të pallateve të vjetra përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, punë që ende vazhdon.
Çfarë duam tjetër në Vlorë.
Pa dyshim që Vlora ka trashëguar një situatë urbane të vjetëruar dhe për këtë arsye bashkia ndër vite ka bërë përpjekje për ta tejkaluar atë model dhe për ti dhënë qytetit dimensionet e një qyteti turistik modern, ku e vjetra dhe e reja të bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Një nga problemet që ka Vlora dhe që është e trashëguar, është furnizimi me ujë të pijshëm. Megjithëse janë bërë e bëhen përpjekje që qytetit të mos i mungoi uji, nuk mund të pranojmë që Vlora, që ka burime uji për 1 milion banor, ta lejoi atë të derdhet ende në det dhe të mos rrjedhë në çezmat e familjeve.
Vlora ka vuajtur për ujë në shekujt e kaluar dhe sipas kronikanit turk Evliha Çelebiu, qyteti përdorte ujë pusi. Këtë e vërteton edhe toponimi “Pusi i Mezinit” në hyrje të qytetit, por edhe disa kroje afër kishave apo xhamive dhe tregut. Në vitin 1916-1917 ushtria italiane, që ndodhej në Vlorë që në 1914-tën, punoi për hapjen e rrugës automobilistike, duke filluar nga rrapi dhe kur arriti te tuneli që është sot, duke çpuar ata u ndeshën me burime ujore të mahnitshme. Kjo bëri që në vitin 1918 të ndërtohej Ujesjellësi i Vlorës dhe të shtriheshin tubacionet deri brenda lagjeve të qytetit, ku u montuan edhe çezmat publike. Ajo që dua të theksoi është fakti që,
Vlora si qytet turistik dhe me burime të shumta ujore, nuk mund të vazhdoi të furnizohet më nga perandoria e bolierëve. Ai ujësjellës i ri, që nisi vite më parë, por që u sabotua dhe nuk përfundoi kurrë, duhet të ndërtohet dhe të përfundoi në të mirë të qytetarëve të Vlorës, të cilët nuk kanë pse të blejtë ujë për të pirë në treg. Vlora ka ujë shumë dhe ai duhet të rrjedh i pastër nga Ujësjellësi pranë tunelit e deri në çezmat e qytetarëve.
Një tjetër problem që Vlora duhet ta eleminoi përfundimisht, është derdhja e ujërave të zeza në det. Është thënë e folur shumë, por problemi nuk ka marrë zgjidhje. Kritike mbetet zona nga rrapi e deri në vijën bregdetare të pyllit të sodës. Nëse do të realizohen investimet e premtuara, plazhet që janë brenda qytetit do të jenë akoma më shumnë të frekuentushëm dhe pa i rrezikuar shëndetin askujt. Ndërmarrja e Ujësjellësit në Vlorë duhet të bëjë kujdes dhe të kontrolloi faturistët e ujit, të cilët ose kanë marrë urdhër të shtojnë sasinë e ujit të konsumuar në fatura, ose janë të papërgjegjshëm dhe nuk i lexojnë fare matësit e ujit dhe ia fusin kot.
Punësimi i të rinjve.
Megjithë sa thamë më lartë, Vlora ka një problem të madh me punësimin e të rinjëve. Dikur Vlora kishte disa fabrika dhe uzina në territorin e saj, me dhjetra ndërmarrje ekonomike, të cilave u ra flama dhe u rrafshuan me tokën nga urdhëra të çmendura dhe nga antishqiptar që morën urdhër në fillim të viteve ’90 ta kthenin Shqipërinë në shkretëtirë për interes të fqinjëve. Sot në Vlorë nuk ka më uzina e fabrika, nuk ka më ndërmarrje ekonomike që punësonin me qindra dhe mijëra vet. Përveç fasonëve dhe konselltërve, që janë shumë pak për një qytet si Vlora, Vlora kërkon investime që të punësohet rinia.
Mosha ikën, zanate ska më, djemtë rinë beqar 40 vjeç dhe vajzat vështrojnë prapa perdes të pa puna. Familjet e reja nuk krijohen dot, fëmijët nuk lindin dot dhe popullsia nuk shtohet dhe ripërtërihet, por vetëm plaket dhe rrallohet. Perspektiva e jetës në Vlorë nuk duhet të jetë vetëm për disa që kanë një biznes apo për disa që vetëm mbajnë shpirtin me bukë, por për të gjithë, sepse një qytet ku paksohen çiftet që dashurohen dhe martohen, ku të qarat e fëmijëve dëgjohen më rrall, ku parqet e lodrave frekuentohen gjithnjë e më pak, ku askush nuk ndërton një fabrikë apo një uzinë nuk të çonë drejtë zhvillimit, por drejtë pmakjes dhe plakjes.
Optimizmi.
Të jesh optimis do të thotë ta jetosh jetën me të gjitha ç’ka brenda. Unë për vete jam optimis nga natyra, por edhe nga ato që shoh çdo ditë. Kam besuar qysh në fillim te Edi Rama sepse e kam quajtur ardhjen e tij si ardhjen e Mesis nga universi. Stili dhe fryma që ai solli në politikën shqiptare ishte e pa krahasueshme me askënd. Ai ka marrë përsipër që ta ndryshoi këtë vend, paçka se lufta politike në Shqipëri është kthyer në ferr për të gjithë shqiptarët. Këtu nuk të len të punosh, ose nga natyra e tyre e egër, ose nga kusaria e trashëguar në gen, ose nga tradhëtia për ti shërbyer të huajvë që i paguajnë. Edi Rama ka treguar se është patriot që e do dhe i dhimbset ky vend, prandaj po punon me mish e me shpirt për ta ndryshuar dhe begatuar.
Kjo mbetet e vështirë kur ke parasysh se çfarë të punojnë në politike dhe medie. Edhe Rama ka gabime sa të duash, të cilat i pranon pa hezitim edhe vet. Nuk ka në këtë botë njerëz me pushtet që nuk gabojnë, por problem është që ato gabime të mos jenë të qëllimshme dhe të korigjohen e të mos përsëriten më. Sukseset e Edi Ramës në drejtimin e Shqipërisë janë mbresëlënëse. Duke marrë për bazë dy të fundit, dua të tregoi se kush është Edi Rama dhe besimin ndaj tij. Menaxhimi i situatës me tërmetin shkatrrimtar të 26 nëntorit 2019 dhe menaxhimin e situatës së Covid-19 në Shqipëqri. Ky njeri duhet len të punoi dhe duhet mbështetur deri në fund. Sot për sot askush nuk ka formatin apo staturën e tij politike dhe patriotike. Nga Clirim Hoxha

