Categories Lajme

Vlorë, 118 pasagjerë bllokohen në traget në mes të detit nga era e fortë (FOTO-VIDEO)

Që prej mëngjesit era e fortë vijon të mbajë të bllokuar 118 pasagjerë në tragetin e linjës Vlorë Brindisi. Era e fortë dhe stuhia e kanë bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve. Pritet të tentohet pas orës 16:00 për zbritjen e pasagjerëve  por situata mbetet ende  e vështirë.

Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port por nuk është ankoruar. Pritet përmirësimi i kushteve të motit që të ankorohet trageti për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datën  09.12.2021  në  drejtimin  Jug-JugPerëndim  në  forcën  5-6bft  brenda gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft  15-20m/s  dhe  lartësi  dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. 3. PËR SHKAK TE KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE TE PERKEQESUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE KA MBERRITUR NE PORTIN E VLORES POR NUK ESHTE AKOSTUAR, PO QENDRON NE RADE, ME PËRMISIMIN E KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE DO TE AKOSTOHET PER TE SHKARKUAR PASAGJERET DHE AUTOMJETET. 4. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 09.12.2021

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME