DVP Vlorë Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë dhe K. N., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa lejen përkatëse të drejtimit; L. M., 29 vjeç, banues në Portugali, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A. E., banues në Berlin, Gjermani, pasi dyshohet se ka parkuar automjetin pa e siguruar dhe për pasojë automjeti ka lëvizur në drejtim të një lokali. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. Sh., 34 vjeçe, që po qëndronte në lokal, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
