Categories Lajme

Vlorë, Arrestohen dy persona në Vlorë

Vlorë, Vijojnë kontrollet e befasishme, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë apo qarkullojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Si rezultat i kontrolleve u evidentuan dhe u goditën dy raste të armëmbajtjes pa leje. Vihen në pranga dy shtetas, poseduesit e armëve të zjarrit.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë. Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, kanë vijuar me kontrollet e befasishme në ambiente të ndryshme, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia. Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME