Categories Lajme

Vlorë, Disa të arrestuar,detaje

DVP Vlorë Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Vihen në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ishte goditur me mjete të forta shtetasi A. S., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit N. P., 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. P., 36 vjeç, të dy banues në Borsh.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë një k onflikti për motive të dobëta kanë g oditur me mjete të forta, shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistet për Hetimin e Kr  imeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Jalë, Himarë, është kapur në flagrancë duke vjedhur telefonat dhe portofolat e dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 22 vjeç banues lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. A., 19, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, sepse dyshohet se ka kryer vepra të t urpshme me një shtetase të mitur 14 vjeçe.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME