Categories Lajme

Vlorë, gjashtë të shoqëruar për atentatin ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedini

Policia lokale e Vlorës, e ndihmuar edhe nga FNSH-ja e Fierit, ka blinduar qytetin bregdetar pas atentatit që ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Pavaresia”, ku mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi me eksploziv 33-vjeçari Indrit Sadedini. Mësohet se deri tani janë shoqëruar gjashtë persona, të cilët po merren në pyetje ndërkohë që lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit të tritolit, por jo vetëm. Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi. Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me një karton që të mos dallohej.

Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. Ky është atentati i dytë që i bëhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME