Categories Lajme

Vlorë, Gjenden shëndoshë e mirë turistët hungarez në Karaburun (Foto)

Gjenden shëndoshë e mirë turistët hungarez të cilët kishin humbur gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës në gadishullin e Karaburunit. Pas afro 10 orësh kërkime policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë kufitare dhe Repartin delta ka bërë të mundur evidentimin e vendndodhjes së tyre. Policia e Vlorës rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së dielës u lajmërua nga cifti hungarez të cilët kishin humbur rrugën në gadishullin e Karaburunit dhe më pas për afro 10 orë telefoni i tyre ka qenë i fikur duke e bërë të veshtirë evidentimin e vendodhjes së tyre. Makina që ata kishin marrë me qera ishte gjendur në afërsi të Karaburunit dhe turistët hungarez kishin tentuar të eksploronin terrenin e thyer në këmbë dhe më pas ne një zone të shkretë kishin humbur rrugën

Policia e Vlores menjëhere pas telefonates ka nisur kontrollet në bashkëpunim me policinë kufitare dhe repartin delta dhe ka bërë të mundur gjetjen e ciftit të turistëve hungarez në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, rreth orës 6 të mëngjesit. Cifti hungarez rreth moshës 30 deri ne 40 vjec janë gjendur në gadishullin e Karaburunit në një zonë të braktisur ku nuk ka pasur as valë telefonike. Ata e kanë kaluar natën duke fjetur në cadër kampingu për të përballuar errësirën. Cifti hungarez është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore duke u trasportuar në drejtim të Vlorës shendoshë e mirë. Ata kanë falenderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME